Rreth nesh
Po e ndertojme kete sepse na duhej edhe neve
VULA filloi nga nje frustracion i thjeshte: planifikimi i nje dasme donte spreadsheets, grupe WhatsApp, dhe shprese qe asgje te mos shkoje keq. Vendosem te ndertojme dicka me te mire.
Historia jone
Lindi nga dasma te verteta, jo nga nje plan biznesi
E kemi jetuar vete. Listat e mysafireve ne fletore qe humbasin, ftesa manuale nje nga nje ne WhatsApp, telefonata ne 11 te nates per te pyetur kush vjen e kush s'vjen, pagesa qe askush s'i mbante mend. Gjithkush qe ka organizuar dasme e di sa kaotike eshte.
VULA ekziston sepse askush nuk e kishte ndertuar mjeten qe ciftet, planifikuesit dhe bizneset kane realisht nevoje. Jo nje perkthim i ndonje aplikacioni te huaj, por dicka e bere per kulturen tone dhe per menyren si funksionojne realisht dasmat tona.
Jemi nje ekip i vogel dhe jemi ende ne fillim. Gjithcka ne VULA eshte falas tani, jo si nje truk marketingu, por sepse po e ndertojme se bashku me perdoruesit tane te pare. Feedback-u juaj e formon ate qe ndertojme me pas.
Ndertuar me kujdes
Cdo funksion ekziston sepse nje cift ose planifikues i vertete e kerkoi. Nuk ndertojme gjera vetem per te pasur nje liste me te gjate funksionesh.
Falas derisa te rritemi
Besojme ne fitimin e besimit para se te kerkojme para. Perdorni gjithcka, na jepni feedback, dhe na ndihmoni ta bejme VULA-n me te mire.
Gjithmone ne permiresim
Publikojme perditesime cdo jave. Nese dicka nuk funksionon ose ju duhet nje funksion, na thoni. Ne vertet degjojme.
Per ke eshte VULA?
Ne qofte se po martoheni, organizoni dasma, ose ofroni sherbime per dasma, VULA ka dicka per ju.
Ciftet
Planifikoni dasmen pa kaos. Menaxhoni listen e mysafireve, dergoni ftesa ne WhatsApp, ndjekni RSVP-te, menaxhoni buxhetin, dhe gjeni bizneset e duhura. Te gjitha ne nje vend, te gjitha falas.
Planifikuesit e dasmave & vendet
Menaxhoni shume dasma, koordinohuni me ekipin, dhe mbani gjithcka te organizuar. Jo me grupe WhatsApp te shperndara dhe spreadsheets. Aktualisht falas per te gjithe organizatoret.
Ofruesit e sherbimeve
Listoni biznesin tuaj ne direktorine e bizneseve, ndertoni faqen e profilit, dhe lidhuni me cifte qe po kerkojne aktivisht sherbimet tuaja. Zbulohuni.
Cka na ben te ndryshem
01
Bere per menyren si funksionojne dasmat tona
Jo nje produkt i perkthyer i huaj. VULA e kupton kulturen tone te dasmave, dinamikat familjare, marredheniet me bizneset, menyren si behet puna realisht.
02
Vertet falas, pa kurthe
Pa periudhe prove. Pa karte krediti. Pa funksione te bllokuara. Do te prezantojme plane me pagese me vone, por tani gjithcka eshte e hapur per te gjithe.
03
E thjeshte nga dizajni
Planifikimi i dasmes eshte mjaftueshem stresues. VULA eshte dizajnuar te jete intuitive qe nga klikimi i pare. Pa trajnim, pa konfigurim te komplikuar. Thjesht hapni dhe filloni.
04
Te sinqerte dhe transparente
Jemi nje ekip i vogel dhe nuk pretendojme te jemi nje kompani e madhe. Kur dicka prishet, e rregullojme shpejt. Kur nuk kemi ende nje funksion, do t'ju themi.
Provo VULA-n, eshte falas
Krijoni llogarine tuaj ne 30 sekonda. Pa karte krediti, pa angazhim. Filloni te planifikoni dasmen ose listoni biznesin tuaj sot.